Merkato te PSG e Interi, Nainggolan e Dele Alli në skenë

schedule12:57 - 17 Shtator, 2020

schedule 12:57 - 17 Shtator, 2020

Zëra të shumtë merkatoje. në Francë raportojnë se PSG po mendon të marrë nga Interi Radja Nainggolan. Zikaltrit dëshirojnë shumë që të shesin lojtarë, pasi është e rëndësishme të arkëtojnë të ardhura në këtë periudhë krize financiare.

Teleffot raporton se Leonardo e ka në listën e tij të objektivave mesfushorin, që mund t’i kushtonte PSG-së vetëm 15 milion euro. Një tjetër emër që lihet me kampionët e Francës është edhe Dele Alli. Anglezi, sipas Daily Mail, duket larg Tottenham.

Ai nuk është grumbulluar për ndeshjen e Europa League kundër bullgarëve të Lokomotiv Plovdiv dhe kjo i ka shtuar zërat e merkatos rreth tij. Veç PSG-së, si opsion për Dele Alli përmendet edhe Interi. Momentalisht gjithçka është në kuadrin e fjalëve. /abcnews.al