Merkato ende e hapur: Hakaj e Lika për Partizanin, Teuta pret Qirkon

schedule08:17 - 16 Gusht, 2021

schedule 08:17 - 16 Gusht, 2021

Partizani ende nuk e ka mbyllur merkaton dhe tashmë në skenë kanë dalë dy emra. I pari është mbrojtësi Esin Hakaj, i cili ka nënshkruar me Samsunspor në Turqi.

Shkodrani ende nuk është federuar me ekipin, për shkak të numrit të të huajve që lejohen në ligën e dytë. “Panorama Sport” shkruan se Partizani e pret në huazim mbrojtësin.

Më parë është përfolur edhe për huazimin e Hakajt në ndonjë ekip tjetër të ligës së dytë në Turqi, në mënyrë që të përshtatet me kampionatin atje dhe Samsunspor ta ketë më të përgatitur kur të rikthehet.

Emri tjetër për Partizanin është sulmuesi anësor Gresild Lika. Anësori është produkt i të kuqve dhe në Superiore ka spikatur me Luftëtarin.

23-vjeçari ka luajtur në Kategorinë e Parë me Dinamon e Korabin, si dhe në Kosovë me Drenicën, pas një eksperience me Bylisin në elitën e futbollit shqiptar. Ndërkohë te Teuta, pas largimit të portierit Stivi Frashëri, presin vlonjatin Pano Qirko pas arritjes së marrëveshjes me ballshiotët. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!