Arkeologu, Neritan Ceka ka deklaruar në emisionin “Pas Mesnate”, se është hartues i plan menaxhimit të Bylisit, që është i njëjtë me Butrintin, por fondacioni është publik dhe jo privat.
Ai theksoi se meritat për këtë i shkojnë kryeministrit Edi Rama, i cili firmosi plan menaxhin e Bylisit. Sakaq, Ceka shton se Rama ka bërë dhe diçka tjetër shumë të mirë, siç është ribashkimi i Akademisë së Shkencave, duke e konsideruar si akt patriotik.
“Plan menaxhimi i Bylisit do të jetë administrata dhe mënyra e menaxhimit të Butrintit. Pra, Butrinti është fondacion privat, por që duhet të jetë publik. Kemi kërkuar të marrin Butrintin ta bien në Bylis, por të jetë publikë, jo privat. Këtë kemi kërkuar.
E dyta, të krijohet një infrastrukturë që ta bëjë Bylisin përfaqësues të qytetërimit ilir, në një lloj konfortimi. Kemi Apolloninë me muzeun, me rrugën, me të gjitha gjërat dhe këtë duhet të ketë Bylisi. Do të ketë një diskutim publik për këtë planmenaxhim dhe shpresoj që në këtë diskutim, do Zoti janë zgjuar dhe kuptojnë që duhet zbatuar VKM-ja, Vendimi i Këshillit të Ministrave, i firmosur nga Edi Rama. Disa herë ka bërë gjëra të shkëlqyera, siç është VKM-ja, është e shkëlqyer. Këta të Ministrisë së Kulturës kujtojnë sikur unë kam ndonjë problem me Edi Ramën, nuk kam asnjë problem unë. Në këtë rast e përshëndes sepse ka bërë një VKM shumë të mirë, siç e uroj që nënshkroi ribashkimin e Akademisë së Shkencave. Ishte një akt patriotik. Këta intelektualin e duan atë që të fut në ‘lepe peqe’, por intelektuali më i mirë është ai që të kritikon dhe që del përtej kapaciteteve të tua”, u shpreh Ceka./abcnews.al