Mëngjesi nis me shi,mësoni parashikimin e motit për sot

schedule07:12 - 28 Shtator, 2020

schedule 07:12 - 28 Shtator, 2020

Sipas MeteoAlb: Mbetemi në ndikimin e vranësirave të dendura, shirave mesatar dhe intensiv në zonat veriore dhe qëndrore deri në mesditë. Parashikohet që edhe pasditja herë pas here të sjelli shtrëngata shiu në zonat jugore dhe juglindore. Vetëm orët e natës sjellin përmirësim të motit në vend.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor  duke krijuar dallgëzim 4-5 ballë.

Kosova

Vranësira të dendura dhe shtrëngata shiu mbizotërojnë motin gjatë paradites. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike.

Maqedonia e Veriut

Paraditja mbetet me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta në MV. Por mesdita dhe pasditja sjellin shira mesatar dhe herë pas here intensiv në të gjithë MV./abcnews.al