Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mot me kthjellime e vranësira, temperaturat rriten deri në 33 gradë Celsius

schedule08:05 - 19 Shtator, 2026

schedule 08:05 - 19 Shtator, 2026

Vendi ynë ditën e shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht me kthjellime si dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare kalimtare. Në relievet malore në lindje vranësirat hera-herës deri të dendura nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore të vendit reshje shiu të herëpashershme, afatshkurtra dhe të dobëta. Në relievet e larta malore në verilindje priten reshje në periudha tepër afatshkurtra në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era parashikohet të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 5 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!