Menaxherët e lojërave të fatit, mes të arrestuarve vëllai i kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

schedule12:51 - 21 Shkurt, 2020

schedule 12:51 - 21 Shkurt, 2020

Policia ka vënë në pranga 115 persona në kuadër të operacionit të zhvilluar mbrëmë në 8 qytete për të goditur lojërat e fatit. Abc Neës ka siguruar emrat e menaxhereve të arrestuar. Ata janë: Gramoz Murataj, Ervin Frashëri, Isuf Tato, Igli Oboni, Elvis Mulaj, Denis Hysko, Erdian Myftari.

Abc News ka mësuar gjithashtu se Elvis Mulaj është vëllai i kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulaj.

Kolegji është një ndër institucionet e reja të reformës në drejtësi dhe Mulaj është në krye të hierarkisë sa i përket vettingut të gjyqtareve dhe prokurorëve të Shqipërisë.

Ndërsa për të arrestuarin tjeter Gramoz Murataj, abcnews.al ka mësuar se ai ka qenë i dënuar në Itali për trafik droge. Murataj ka dhe 3 kompani lojrash fati ne Itali te licensuara.

Menaxherët kishin faqe në ëeb që i përdornin për të vendosur sekdina në disa faqe online që ishin me username dhe passëord. Gjithçka është zbardhur nga IP e celularëve. Policia ra në gjurmet e tyre, nëpermjet këtyre llogrive ne ëeb, ku bëhej e mundur që klinetet te vendosin skedinat.

Ndersa administratori krijonte llogari te cilat jua jepte klienteve për të vene bastet. Gjithashtu kishte agjente të cilët krijonin llogari në emrat e klientëve ./abcnews.al

Lexo edhe: Superoperacion me 115 të arrestuar, drejtori i Policisë dhe Prokurorja e Tiranës japin detaje

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!