Memushaj: Dua ta mbyll karrierën në Vlorë, në Itali mbyllet sezoni me çdo kusht

schedule17:18 - 1 Prill, 2020

schedule 17:18 - 1 Prill, 2020

Mesfushori shqiptar i Pescara, Ledian Memushaj, ka folur në një lidhje Skype për Fan Zone në Supersport, ku tregoi momentin që po kalon, siguroi që e gjithë familja e tij është mirë dhe pranoi që do të dëshironte ta mbyllte karrierën në Vlorë, në vendlindje.

“Ju falënderoj për komplimentet, por mendoj se janë të ekzagjeruara. Më vjen turp të flas për veten. Intervistat nuk i kam shumë qejf. Po bëhet gati një muaj që jemi mbyllur në shtëpi. Është situatë e vështirë, jo se nuk rrihet në shtëpi, por dëgjon lajmet për njerëz të vdekur, të infektuar. Prandaj behën të vështira këto ditë.

Gjendja është akoma dhe me keq këtu. Tani, po thonë që po përmirësohet gjendja, por prape besoj se akoma është e gjatë si situatë. Mendoj se duhet minimalisht edhe një muaj. Fatmirësisht, i gjithë fisi im është mirë. Tek ekipi ynë, e kemi bërë testin dhe e kemi kaluar të gjithë.

Është e vështirë të flasësh për futboll, por duhet të flasim. Në Itali, futbolli është industria e dytë. Besoj se këto dy muaj, do të bëjnë maksimumin për të mbyllur kampionatit, janë në mes shumë lekë.

Më pëlqeu shumë gjesti i shtetit shqiptar, më pëlqeu dhe intervista e Ramës. Është një ndihmë e vogël, por për Italinë është një ndihmë e madhe. 11 vjeç kam ikur nga Vlora. Do të kisha dëshirë të mbyllja karrierën te Vlora. Po ma lejoi trupi, dua ta mbyll karrierën në Vlorë”, përfundoi Memushaj./abcews.al