Memelli: Finalja meritë e futbollistëve, e prisja këtë paraqitje ndaj Teutës

schedule18:09 - 14 Prill, 2021

schedule 18:09 - 14 Prill, 2021

Migen Memelli e kishte paralajmëruar që Skënderbeu do e vlerësonte Kupën e Shqipërisë dhe kështu ndodhi. Trajneri i korçarëve, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, pa kualifikimit në finale deklaroi: “Suksesi u takon vetëm lojtarëve”.

Më tej ai shtoi: “E prisja këtë paraqitje, kemi luajtur mirë javët e fundit. Lojtarët kanë besim se me këtë lojë mund të fitojmë ndeshje. Lojtarët ishin të shkëlqyer në mbrojtje dhe sulm, edhe pse u bë e vështirë pasi doli Berisha me të kuq.

Gjithsesi jam krenar për lojtarët, e menaxhuam rezultatin për shumë minuta. Një gol i fuste në lojë dhe krijonte panik te ne. Jam krenar për çunat, për qytetin. I dhamë bonus të madh skuadrës, qytetit dhe tifozëve”.

 

“Tani sapo u thashë lojtarëve që kanë luajtur mirë dhe kaq. Për tre ditë kemi akoma ndeshje më të rëndësishme. Finalja i lartëson lojtarët, por është një ndeshje 50 me 50. Duhet të fokusohemi te kampionati dhe të luajmë kështu, në mënyrë që të shpëtojmë sezonin”.

“Mara na rrit nivelin e lojës, e menaxhon mirë lojën në mesfushë dhe jep pasin e fundit. Kemi edhe lojtarë shumë cilësorë, që edhe në katërshen e parë të Superiores do donin t’i kishin. Jam i lumtur për lojtarët, që bënë maksimumin edhe për vete. Të shohim nga kampionati, por kam besim edhe mund ta fitojmë Kupën”.

“Nuk ka diferenca, Laçi e Partizani dolën jashtë nga Kupa, edhe Tirana. Është një Kupë me një takim dhe këtu kanë pasur pak avantazh skuadrat vendase. Fakti që fituam me Teutën është një tregues që nuk ka diferenca mes skuadrave”. /abcnews.al