Memelli: Do ecim përpara. Goli i anuluar? Oh, sa më vjen për të qeshur!

schedule19:16 - 4 Dhjetor, 2021

schedule 19:16 - 4 Dhjetor, 2021

Skuadra e Skëndërbeut nuk mundi të dilte me pikë nga stadiumi “Air Albania”, teksa është mposhtur me shifrat 2-1 nga Partizani.

Korçarët në këtë sfidë kishin shanset e tyre për të fituar ndeshjen por ishin të pafat në Tiranë. Një gol i anuluar dhe një penallti e humbur do të bënin që ujqërit e dëborët të “qajnë” humbjen e pikëve të mbijetesës në një sfidë vërtet të luftuar.

Për “Supersport”, trajneri Migen Memelli ka treguar edhe episodet të cilat sipas tij vendosën ndeshjen.

“Janë tre momente. Goli i anuluar? Oh, sa më vjen për të qeshur! Nuk e ka prekur me dorë, topi bie në kurriz të Jean Victor dhe shkon në rrjetë. Arbitri e anuloi direkt, pa marrë një sinjal nga VAR-i.

Lojtari më tha: nuk e kam prekur topin me dorë. Po të diskutohet për bërrylin, atëherë këta që marrin vendimet duhet të më thonë që prekja me dorë e Asion Dajës në Kamzë ishte penallti, dhe nuk u dha.

Mungon një karton i kuq për Partizanin te penalltia. Qajnë për arbitra këta. Goli i dytë i Partizanit? Musta merr pjesë në aksion, ka ulur kokën.

Nuk e filluam mirë ndeshjen, në 20 minutat e para. E morëm pak veten, barazuam. Morëm një gol në standarte që nuk duhet ta kishim marrë, pasi kishim punuar shumë.

Ndryshuam në pjesën e dytë, kishim probleme te Dëoumfour. Pjesa e dytë ka folur vetëm për ne. Kam vetëm fjalë të mëdha për skuadrën, sot kanë bërë një ndeshje të jashtëzakonshme në pjesën e dytë, për gati 60 minuta. Ajo çka më jep siguri e besim, është performanca. Kishim ardhur për të marrë maksimumin, por disa faktorë na penalizuan.

Penalltia? Ndeshjet i kam të paracaktuara, besojmë te Meksi gjithmonë. Njerëz humanë janë, do të humbasin, shpresojmë të bëjmë mirë në ndeshjen e së mërkurës. Nuk kam asnjë pishman.

Do dukem si qaraman të ankohem javë për javë, këta arbitra janë laj-thaj. Krijuam edhe sot ndaj Partizanit, kjo na bën një skuadër të mirë dhe të fortë. Do ecim përpara”, deklaroi Memelli. /f.a/abcnews.al