Memelli: As që e kisha menduar këtë ecuri, meritat u takojnë futbollistëve

schedule19:22 - 17 Maj, 2021

schedule 19:22 - 17 Maj, 2021

Skënderbeu vijon me ecurinë pozitive dhe po tenton të sigurojë mbijetesën direkt në Superiore. Korçarët janë në rrugë të mbarë, por ende nuk ka mbaruar asgjë. Trajneri Migen Memelli, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport u shpreh:

“Nuk e kisha menduar këtë ecuri. Kisha menduar të ngjisnim shkallët një e nga një. Kaq mirë nuk e mendonim, por pa diskutim dua të komplimentoj lojtarët. Ata janë shokët e mi, miqtë, vëllezërit e mi. Jemi munduar të jemi profesionistë. Komplimente, pasi ata janë pjesë kryesore e skuadrës, e qytetit dhe e klubit”.

“Rivalët e radhës pa objektiva? I kam parë rezultatet, por u kam thënë lojtarëve që të gjitha të mirat mund të na kthehen në tragjedi. Apolonia po respekton kampionatin dhe duhet të fitonim me ccdo kusht. duhet të jemi profesionistë të premten ndaj Kukësit, që t’i mbyllim llogaritë e të shkojmë në Tiranë të qetë”.

“Nuk e kam parë momentin e penalltisë. Për nga paraqitje e bërë ishim aktivë, dolëm para portës. Kishim mungesa të jashtëzakonshme, si Mensah, Berisha dhe Mara. Të tre janë shumë të rëndësishëm për lojën sulmuese. Edhe lojtarët e tjerë bënë më të mirën dhe morëm një fitore shumë të rëndësishme të kampionatit. Një gabim i vogël do na kushtonte shumë”. /abcnews.al