Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Meloni: Grazie Edi! Shëngjin, kryeministrja italiane riposton përgënjeshtrimin e Ramës

schedule15:36 - 13 Maj, 2026

schedule 15:36 - 13 Maj, 2026

‘Grazie Edi (Faleminderit Edi) ‘ kështu kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka shpërndarë në rrjetet e saj sociale përgënjeshtrimin e kryeministrit Edi Rama, lidhur me marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama u shpreh se pakti do të vazhdojë për sa kohë vendi fqinj do të dojë.

“Për të gjithë gazetarët nga Italia dhe më gjerë, të cilët po kontaktojnë në lidhje me një citim mashtrues të raportuar nga një media pas një interviste me ministrin e Jashtëm shqiptar: më lejoni të përsëris, qartë dhe me shpresë njëherë e përgjithmonë, se Protokolli ynë me Italinë është këtu për të qëndruar, për aq kohë sa Italia do ta dojë atë”, shruante Rama në postim.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!