Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Getaway”: Vjosa, udhëtim turistik mes peizazheve lumore, burimeve termale dhe trashëgimisë historike

schedule08:08 - 23 Nëntor, 2026

schedule 08:08 - 23 Nëntor, 2026

Lugina e Vjosës ofron një itinerar të veçantë turistik që ndërthur bukuritë natyrore, aktivitetet sportive, traditat kulinare dhe trashëgiminë historike të jugut të Shqipërisë, shkruan Zayaan Marthinus në revistën dhe platformën online të specializuar në udhëtime, turizëm, destinacione natyrore dhe përvoja turistike “Getaway Magazine”

Udhëtimi nis në Përmet, ku vizitorët mund të shijojnë raftingun në Vjosë, burimet termale të Bënjës dhe glikonë tradicionale, për të vijuar drejt Grykës së Këlcyrës dhe Kalasë së Tepelenës.

Ndalesa e fundit është Delta e Vjosës, Laguna e Nartës dhe Zvërneci, zona të njohura për biodiversitetin, shpendët shtegtarë dhe peizazhet karakteristike.



Për të eksploruar këto destinacione dhe për të përjetuar nga afër vlerat natyrore e kulturore të rajonit, rekomandohet një qëndrim prej tri ditësh.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!