Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Meloni: Forcojmë partneritetin/ Kryeministrja e Italisë reagoi për takimin me homologun Rama

schedule19:24 - 16 Prill, 2026

schedule 19:24 - 16 Prill, 2026

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka reaguar pas takimit zyrtar me kryeminsitrin Edi Rama, duke theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve. Në një deklaratë pas takimit të zhvilluar në Palazzo Chigi, Meloni u shpreh se pesë muaj pas Samitit Ndërqeveritar të nëntorit, palët kanë bërë një vlerësim të progresit në forcimin e partneritetit dypalësh, veçanërisht në fusha kyçe si lidhshmëria, mbrojtja dhe lufta kundër emigracionit të parregullt.

“Pesë muaj pas Samitit Ndërqeveritar të nëntorit, takimi i sotëm në Palazzo Chigi me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, bëri të mundur një vlerësim të ecurisë së forcimit të partneritetit midis vendeve tona në sektorë me interes të përbashkët, me një fokus të veçantë te lidhshmëria, mbrojtja dhe bashkëpunimi në luftën kundër emigracionit të parregullt”, ka reaguar Meloni.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!