Melania Trump pas infektimit me Covid: Jam mirë

schedule20:25 - 5 Tetor, 2020

schedule 20:25 - 5 Tetor, 2020

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, e infektuar me koronavirus konfirmon se është në gjendje të mirë shëndetsore.

Melania përmes një postimi në rrjetin social Twitter bën me dije se është në gjendje të mirë shëndetsore dhe vijon të qëndrojë në shtëpi.

“Familja ime është mirënjohëse për të gjitha lutjet dhe mbështetjen. Ndihem mirë dhe do të vazhdoj të qëndroj në shtëpi”, tha Melania Trump.

Ndërkohë ndryshe nga bashkëshortja e tij, presidenti Trump është shtruar të premten në spitalin ushtarak Ëalter Reed.

NDërkohë këtë të hënë Shtëpia e Bardhë ka theksuar se gjendja e presidentit vazhdon të përmirësohet dhe se ai mund të lirohet nga spitali gjatë ditës.e.su./abcnews.al