Meksikë, masakrohen 14 oficerë policie në një pritë

schedule22:59 - 14 Tetor, 2019

schedule 22:59 - 14 Tetor, 2019

Vrasës me pagesë të karteleve të drogës qëlluan dhe vranë mbi 10 oficerë policie në një pritë të ngritur në shtetin perëndimor të Mikoaçanit. Lajmin e konfirmuan autoritetet lokale.

Bëhet fjalë për një nga sulmet më të rënda ndaj forcave të sigurisë që kur presidenti Andres Lopez Obrador mori detyrën. Ministria e Brendshme deklaroi se masakra ndodhi në prefekturën Aguilija, e përgjakur nga lufta mes bandave të drogës, sidomos nga karteli i ri i quajtur Brezi i Ri.

Autoritetet meksikane saktësuan se në tërësi mbetën të vrarë 14 oficerë policie, ndërsa 3 të tjerë mbetën të plagosur. Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë trupa të shtrirë në tokë dhe makina policie në flakë. Gjithashtu në to shfaqet edhe firma e kartelit Brezi i Ri, që kishin paralajmëruar policinë të mos mbështeste grupe kriminale rivale. /ABC News Albania 24/7