Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Meksika e nis me fitore/ Mundi 2-0 Afrikën e Jugut në ndeshjen e parë të “Botërorit 2026”

schedule23:09 - 11 Qershor, 2026

schedule 23:09 - 11 Qershor, 2026

Asnjë surprizë në ndeshjen e parë të “Botërorit 2026”. Meksika nisi me fitore turneun në shtëpinë e saj, duke mundur 2-0 Afrikën e Jugut në premirën e Grupit A.

Të zotët e shtëpisë dominuan në tempullin e tyre “Azteca”, ndërsa përballë mbi 80 mijë tifozëve treguan se janë favoritë në grupin e tyre.

Meksikanët morën menjëherë frenat e lojës, ndërsa gjetën shpëjt golin e epërsisë. Në minutën e nëntë Quiones goditi saktë për të shënuar golin e parë të Kupës së Botës.



Afrikano Jugorët ishin të pafuqishëm për të ndryshuar fatin e ndeshjes, ndërsa deri në fundin e pjesës së parë, vendasit iu afruan në disa raste dyfishimit.

Madje në fundin e pjesës së parë ishin pa fat. Në minutën e 42-të, vetëm shtylla i mohoi Quinones golin e dytë personal. Pas pushimit, erdhi edhe kartoni i parë I kuq I Botërorit. Ky primat negativ i takoi Sitole që në minutën e 49-të la afrikano jugorët me dhjetë lojtarë në fushën e lojës.

Me forca më të shumta dhe kualitet më të madh, Meksika dyfishoi shifrat në të 67-ën me Raul Jimenez. Ky gol do të vendoste fatin e rezultatit, por deri në fund kjo ndeshje do të vendoste një rekord sa i përket kartonëve të kuq.

Zuane la Afrikën e Jugut me nëntë lojtarë në minutën e 84-rt, ndërsa edhe Montes I Meksikës u ndëshkua me të njëjtën ngjyrë kartoni në nisje të shtesës. Asnjëherë më parë nuk ishin marrë tre kartonë të kuq në ndeshjen hapëse të një Botërori.

Ky detaj nuk e prishi festën e Meksikës, që nis në mënyrën më të mirë “Botërorin” në shtëpinë e saj dhe hedh menjëherë një hap të sigurtë drejt raundit tjetër të turneut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!