Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mehmeti vlen 15 milionë euro/ Futbollisti i kombëtares rrit edhe më shumë vlerën e kartonit

schedule13:59 - 2 Qershor, 2026

schedule 13:59 - 2 Qershor, 2026

Është numri 1 dhe po I forcon pozitat.

Anis Mehmeti vazhdon të rrisë vlerën e tij profesionale si futbollist profesionist, dhe këto ditë erdhi edhe shifra e re.

Kartoni I yllit të kombëtares shqiptare vlen 15 milionë euro sipas agjencisë së specializuar “transfermarkt”.



Kjo do të thotë rritje me 1 milionë euro që nga marsi I këtij viti, dhe besohet se përmirësimi më I fundit ka lidhje edhe me faktin se Mehmeti është tashmë në Premier Ligë, pra në elitën e Anglisë.

Rritja e tij ka qenë meteorike siç thuhet, dhe e meriton plotësisht këtë krahasim.

Kjo sepse në vetëm një vit e gjysmë, që nga dhjetori 2024 e deri sot, ai e ka 13-fishuar vlerën e kartonit.

Në atë kohë, ishte vetëm 1.3 milionë euro.

Ky edicion ishte padyshim shumë I mirë për shqiptarin e lindur në Angli.

Ai luajti për Bristol Sitin dhe Ipsuiçin, duke arritur në 10 gola për të dy ekipet në kategorinë e dytë, si dhe krijoi jo pak, por 8 rrjeta të tjera.

Sot, ai është lojtari me vlerën më të madhe të kartonit në kombëtare, I pesti më I shtrenjtë tek Ipsuiçi, dhe I 19-ti më I shtrenjtë në Championship.

Rritje, ndonëse më modeste, pati kartoni I yllit tjetër kuqezi, Arbër Hoxha, që luan në Kroaci tek Dinamo.

Ai sot vlen 3 milionë euro, rritje me gjysmë milioni euro në krahasim me dhjetorin e 2025-ës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!