Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Mehmeti në elitën angleze/ Ylli kuqezi ngjitet në Premier, Ipsëich fiton 3-0 ndaj QPR

schedule14:38 - 3 Maj, 2026

schedule 14:38 - 3 Maj, 2026

Iu deshën pak më shumë se tre vjet.

Anis Mehmeti, lojtari që e rifitoi me shumë vështirësi fanelën e kombëtares shqiptare, e realizoi në moshën 25-vjeçare ëndrrën e parë të madhe të jetës së tij, duke u ngjitur në Premier Ligën angleze.

Kjo, pasi ekipi I tij, Ipsuiç Taun, fitoi 3-0 ndaj Kuins Park Rejnxhërsit në javën e fundit të kategorisë së dytë, Championship.



Deri në janar 2023 ishte në kategorinë e tretë, por tani është në elitë.

Mehmeti luajti vetëm diçka më shumë se 21 minuta, pasi këtë herë e nisi ndeshjen si zëvendësues dhe hyri në fushë në minutën e 71-të.

Ai ndihmoi në golin e  tretë, duke këmbëngulur fort ndaj mbrojtjes mike, derisa Kejsi Mekatir e dërgoi topin në rrjetë në 85’.

Me këtë sukses, Ipsuiçi siguroi vendin e dytë pra edhe ngjitjen automatike për në Premier Ligë, pa pasur nevojë për plej ofin.

Skuadra e shqiptarit ka 84 pikë ndaj 83 të Miluollit, dhe vetëm Koventri mbeti I paarritshëm me 95 pikët e tij.

Lojtari ofensiv kuqezi pati kontribut të rëndësishëm gjatë sezonit, ndonëse e ndau këtë me dy skuadra.

Deri në janar ishte pjesë e Bristol Sitit duke shënuar 8 gola e duke shërbyer 6 asistë.

Që nga 24 janari e deri tani në fillim të majit, tek Ipsuiçi, Mehmeti shtoi edhe dy gola e dy asistë, por sidomos mjaft ndikim në lojë, duke qenë në një skuadër mjaft më të fortë.

Në total, në edicion, ai ka 11 gola e 8 asistë në 50 ndeshje, ndërsa temperamentin shqiptar e tregon me 10 kartonë të verdhë edhe pse nuk është mbrojtës.

Ipsuiçi, një klub me moshë 148-vjeçare, u kthye ku I takon, me 3 ngjitje në 4 vjet, dhe Mehmeti shpreson të qendrojë gjatë në Premier Ligë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!