Megan Fox do të publikojë një libër me poezi

schedule22:30 - 8 Gusht, 2023

schedule 22:30 - 8 Gusht, 2023

Megan Fox ka shkruar një libër me poezi, në të cilin synon të zbulojë sekretet e meshkujve.

Siç ka treguar aktorja përmes llogarisë personale në Instagram, është “lodhur duke mbajtur sekrete të të tjerëve”, ndaj ka ndërmend t’i ekspozojë të gjitha në librin e saj.

Në veçanti, Meganka postuar një foto, me kopertinën e një libri, ku ka gojën e një gruaje të vizatuar, duke kafshuar një gjarpër. Libri i saj quhet: “Djemtë e bukur janë helmues“.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Megan Fox (@meganfox)

“Këto poezi janë shkruar në një përpjekje për të hequr sëmundjen që kishte zënë rrënjë tek unë për shkak të heshtjes sime. Kam kaluar gjithë jetën time duke mbajtur sekretet e njerëzve. Trupi që dhemb nga pesha e mëkateve të tyre”, ka shkruar aktorja duke shpjeguar qëllimin e librit të saj.

“Liria ime vazhdon në këto faqe dhe shpresoj se fjalët e mia mund të frymëzojnë të tjerët që të marrin lumturinë dhe identitetin e tyre, duke përdorur zërin e tyre për të ndriçuar atë që është varrosur në errësirë, por që nuk është harruar,” vazhdoi ajo./abcnews.al