Për kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, opozita nuk duhet të hyjë në zgjedhjet lokale që do të zhvillohen me 30 Qershor.
Më tej, gjatë emisionit “Byro Politike” nga Juli Xhokaxhi, ai deklaroi se opozita nuk duhet të lejojë të bëhen zgjedhje.
“Për mua, ky është një vendim që duhet ta marrë opozita, jo vetëm që nuk duhet të hyjë në zgjedhje, por nuk duhet të lejojë që të bëhen zgjedhje. Në çdo lloj mënyre për të bllokuar një proces fals, i cili cenon rëndë të ardhmen evropiane të këtij vendi. Është një detyrë sa qytetare, por edhe politike.
Ky është kaq i marrë sa sot ka marrë një vendim për të nxjerrë dy parti politike nga selitë.Ky është i marrë në çdo veprim që bën dhe do të ketë zgjedhje lokale. Nga të gjitha poikëpamjet ky është një i marrë që thotë komoditetin e partive e përcaktoj unë, unë i heq, unë i vë, unë i krijoj, unë i çmontoj patit politike. unë heq opozitë dhe unë krijoj opozitë dhe ju thoni do ketë zgjedhje? Me një krim të faktuar, me një të marrë që kontrollon çdo lloj pushteti. S’ka më parlament, nuk ka më pushtet gjyqësor, ka vetëm një njeri, i cili ka krijuar një strukturë të mafies së organizuar në shtet”, tha Mediu.
Sipas ish-deputetit, opozita nuk duhet të bëjë veprime, të cilat bien ndesh me atë që kanë luftuar deri më tani, arritjen e standardeve europiane./abcnews.al