Mediet greke: BE-ja i “tërheq veshin” Erdoganit, mjaft me sulmet agresive kundër Athinës

schedule14:23 - 27 Shtator, 2022

schedule 14:23 - 27 Shtator, 2022

Mediet greke kanë publikuar një artikull sipas të cilit Bashkimi Evropian i bën thirrje Turqisë të ndalojë retorikën agresive ndaj Athinës zyrtare.

“BE i bën thirrje Turqisë të respektojë sovranitetin e vendeve anëtare të BE-së dhe të angazhohet për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura me frymë fqinjësie të mirë dhe me respekt të plotë të ligjit ndërkombëtar”, tha përfaqësuesi i Komisionit të BE-së, i ngarkuar për punët e jashtme, Peter Stano, raporton iefimerida.gr.

Ndër të tjera përfaqësuesi i Komisionit nënvizoi solidaritetin e BE-së për Greqinë.

Ndërkohë, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan tha sot se vendi i tij po sulmohet nga Greqia, duke thënë se mbështetja e aleatëve nuk do t’i shpëtojë grekët, raporton newsbomb.gr

Më konkretisht, presidenti turk iu kthye çështjes së militarizimit të ishujve grekë duke thënë: “Ne i dimë shumë mirë qëllimet e atyre që na sfidojnë. Armët që ata kanë mbledhur në Trakinë Perëndimore dhe në ishuj nuk kanë asnjë vlerë për ne. Fuqia jonë tejkalon Vendi ynë nuk do të bëjë kompromis për mbrojtjen e tij. Mbështetja nga SHBA dhe BE nuk do t’ju shpëtojë.”

Presidenti turk akuzoi Evropën se po luan lojën e tre majmunëve (nuk dëgjoj, nuk flas, nuk shoh).

“Përballë vdekjes së emigrantëve në Mesdhe, Perëndimi preferon të luajë lojën e tre majmunëve. Dyert janë të mbyllura për refugjatët në Perëndim dhe të hapura për bastardët e FETO-s dhe terroristët e PKK”, tha ai. /abcnews.al/