Mediat Greke: Meta vendos minë në negociatat për kufirin detar

schedule10:25 - 21 Shkurt, 2018

schedule 10:25 - 21 Shkurt, 2018

Mediat greke kanë pasqyruar gjerësisht mesazhin e presidentit Ilir Meta lidhur me negociatat për kufirin detar. Disa të përditshme në vendin fqinj theksojnë se vendimi i Metës për të mos nënshkruar dekretin që autorizon qeverinë e Tiranës për të vazhduar negociatat, minon procesin e zgjidhjes së disa çështjeve me rëndësi. Ndërsa bllokon dhe rrugën e Shqipërisë për anëtarësim në BE. Gjithashtu mediat greke citojnë edhe arsyetimin e presidentit Meta lidhur me refuzimin e dekretimit të plotfuqishmërisë për ministrin e jashtëm Ditmir Bushati. Mediat greke gjithashtu i referohen Metes, qe nënvizoi se nuk dëshiron të marrë pjesë në negociata sepse nuk është një ekspert. Ndërkohë, mediat akuzojnë Metën se më ketë qëndrim ka për qëllim të luajë lojëra të brendshme-mercenare dhe partiake./abcnews.al