Mediat e huaja pasqyrojnë protestën në Tiranë

schedule13:36 - 16 Shkurt, 2019

schedule 13:36 - 16 Shkurt, 2019

Protesta në Tiranë ka zënë një hapësirë të gjerë në mediat ndërkombëtare të cilat e komentojnë situatën shumë të tensionuar në kryeqytetin tonë. Me anë të fotografive të ndryshme, raportohet se si u sulmua ndërtesa e kryeministrisë.

“Opozita në shesh: sulmohet kryeministria”. Është vetëm një nga titujt e mediave të shumta të huaja që raportojnë mbi protestën në Tiranë.

Mediat italiane shkruajnë se tensioni në kryeqytetin tonë është shumë i lartë në një kohë që manifestuesit protestojnë kundër qeverisë.

“Corriere della sera” shkruan se opozita ka zbritur në shesh për të kërkuar një qeveri tranzitore që do të përgatisë vendin për zgjedhje të lira të parakohshme dhe që respektojnë standardet ndërkombëtare.

“Tg com” raporton se një grup protestuesish sulmuan ndërtesën e kryeministrisë, duke u përpjekur të rrëzojnë derën kryesore, por nuk arritën të hyjnë brenda pasi u shtynë me ujë dhe gaz lotsjellës nga Garda e Republikës.

“Protestat kundër kryeministrit socialist Rama, krijojnë tension në kryeqytetin shqiptar” shkruan një tjetër media, ndërkohë që raportohet dhe për të lënduarit nga gazi lotsjellës dhe sendet e forta. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!