Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, së shpejti do të njoftojë se klubi katalanas po tërhiqet nga Superliga e futbollit, raporton Cardena Ser.
“Laporta do të njoftojë se Barcelona po tërhiqet nga Superliga. Barcelona ka vendosur të ndërmarrë këtë hap, pasi është indinjuar nga veprimet e drejtuesve të Realit gjatë aferës që po trondit klubin katalanas. Drejtuesit e Barcelonës pretendojnë se ata nuk mund të jenë në të njëjtën garë me partnerin e tyre, i cili po hap proces gjyqësor ndaj tyre”, thotë Cardena Ser.
Barcelona ka qenë nën vëzhgim që kur u zbulua se i kishte paguar miliona dollarë për vite një kompanie që i përkiste zëvendëspresidentit të Komitetit të Gjyqtarëve të Futbollit, Jose Maria Enriquez Negreira, për raportet me shkrim dhe video të vlerësimeve të gjyqtarëve para ndeshjes. Pagesat dyshohet se janë bërë midis 2001 dhe 2018.
Klubet më të pasura të Evropës u përpoqën të formonin një Superligë të ndarë nga UEFA në 2021, por projekti u rrëzua në më pak se 48 orë pas një proteste nga tifozët, qeveria dhe lojtarët detyruan Manchester United, Liverpool, Manchester City, Chelsea, Tottenham, Arsenal, Milan, Interi dhe Atletico të tërhiqen. Reali, Barcelona dhe Juventus ishin ata që e mbrojtën këtë ide. /G.D abcnews.al/