Media britanike i trembet “grupit të ferrit”, shpresojnë që Anglia të përballet me Shqipërinë

schedule15:09 - 21 Nëntor, 2023

schedule 15:09 - 21 Nëntor, 2023

Anglia është kualifikuar për në Euro 2024, por në dy sfidat e fundit nuk është se kanë treguar ndonjë shkëlqim.

Megjithatë, ata janë një nga skuadrat pretendente për ta fituar këtë kompeticion dhe gjithashtu do të jenë në vazon e parë të shortit që do të hidhet më 2 dhjetor.

“The Sun” ka bërë një artikull për grupin më të vështirë dhe më të lehtë që mund t’i bjerë kombëtares angleze.

Sipas tyre, grupi i ferrit për Anglinë do të ishte nëse nga vazoja e dytë do të ishte Danimarka, nga vazoja e tretë Holanda dhe nga vazoja e katërt Italia.

Ndërsa për grupin më të lehtë, Anglia shpreson të ketë Shqipërinë nga vazoja e dytë, Slloveninë nga vazoja e tretë dhe Kazakistatin nga vazoja e katërt nëse kualifikohet në play off.

“The Sun” e nënvlerëson dukshëm Shqipërinë, por megjithatë ky do të ishte një grup i favorshëm edhe për kuqezinjtë tanë, të cilët do të kishin shanse të larta për t’u kualifikuar./h.ll/abcnews.al