“Mea culpa” e Mustafa Nanos: Dola i humbur nga ajo studio

schedule20:09 - 12 Tetor, 2018

schedule 20:09 - 12 Tetor, 2018

Monologu i kësaj të premte në “Provokacija” ka nisur me një “mea culpa” të gazetarit Mustafa Nano lidhur me sjelljen e tij në emisionin “Opinion” të së martës të Blendi Fevziut në Tv Klan.

“Në ka një gjë që urrej në këtë botë është gjuha e dhunshme. Në ka një gjë që dua është shkëmbimi racional i mendimeve. Nuk do doja që Muç Nano i një debati televiziv të provokonte Muç Nanon e Provokacijas, por ja që ndodh. Ka patur plot njerëz që më thanë bravo të qoftë. Por jo, sjellja ime ishte absolutisht e gabuar. Dola i humbur nga ajo studio dhe i humbur del kushdo që bën atë sjellje”– u shpreh Nano.


Duke u bërë njësh me standardin e ulët, Mustafa Nano thotë se ka dhunuar një standard të tijin.

“Ishte mbrëmja më e ulët, sepse u bëra njësh me standardin e ulët dhe dhunova një standard timin dhe është ky fakt që më bën të mos jem krenar për ç’bëra e ç’thashë. Dhe “mea culpa” u drejtohet njerëzve që janë të lodhur nga harbutëria televizive. I kërkoj ndjesë kujtdo që ulet të ndjekë një debat televiziv dhe e sheh veten te dhuna që manifestohet në studio. Iu kërkoj ndjesë dhe për ndonjë zhgënjim tjetër në të ardhmen”.

Sipas tij “Babalet” janë niveli më i ulët i opozitës dhe zotësia e Kryeministrit për t’u tallur është provë e një qeverie të marrë fund. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!