Me tren në Shkodër… për Jazz

schedule12:42 - 1 Maj, 2018

schedule 12:42 - 1 Maj, 2018

Muzikantë e artistë, pjesëmarrës në Ditën Ndërkombëtare të Jazz-it shkuan në Shkodër me tren. Eventi solli ndër të tjera një origjinalitet të kohës kur kjo muzikë kulmonte.

Ata mbërritën me tren në Shkodër. Muzika Jazz, e cila thyen çdo zinxhir mbërthyes, solli në Shkodër 500 pjesëmarrës në këtë edicion të tretë të Swing Marathon.

Klubi i fansave të Hemingway-t Shqipëri organizuan Ditën Ndërkombëtare të Jazz-it, “Swing Marathon”. Treni, veshjet e kohës pushtuan qytetin e Shkodrës.

Qendra e qytetit u mbush nga muzikantët e Jazz-it që për orë të tëra i dhanë Shkodrës muzikën e shpirtit që nuk pranon të kufizohet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!