Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Më shumë se progres? SHBA dhe Irani pranë marrëveshjes?

schedule08:54 - 29 Maj, 2026

schedule 08:54 - 29 Maj, 2026

Prej javësh po zhvillohen negociata të vështira për një marrëveshje mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Sipas disa  raportimeve mediatike ekziston një draft për të zgjatur armëpushimin aktual, por të brishtë, dhe për të hapur sërish për lundrim Ngushticën e Hormuzit, e cila ka qenë e bllokuar që nga fillimi i luftës. Megjithatë, një konfirmim zyrtar për këtë marrëveshje nuk ka ende, as nga regjimi iranian dhe as nga presidenti amerikan Donald Trump.

Fillimisht, portali amerikan i lajmeve Axios raportoi, duke iu referuar zyrtarëve amerikanë, se negociatorët e të dy palëve kanë rënë dakord për një deklaratë qëllimi 60-ditore për zgjatjen e armëpushimit dhe për nisjen e bisedimeve mbi programin bërthamor të Iranit. Pjesë e kësaj marrëveshjeje pritet të jetë edhe hapja e Ngushticës së Hormuzit, në mënyrë që lundrimi të mund të zhvillohet sërish “pa kufizime” dhe pa tarifa. Po ashtu, Irani duhet të pastrojë ngushticën nga të gjitha minat brenda 30 ditësh. Në këmbim, sipas raportit, SHBA synon të heqë bllokadën ndaj porteve iraniane.

Njoftohet nga mediat, se negociatorët e të dy palëve kanë rënë dakord për një deklaratë qëllimi 60-ditore për zgjatjen e armëpushimit dhe për nisjen e bisedimeve mbi programin bërthamor të Iranit.



Edhe New York Times raportoi se negociatorët e SHBA-së dhe të Iranit janë pranë arritjes së një marrëveshjeje të tillë. Gazeta iu referua tre zyrtarëve amerikanë që janë të njohur me bisedimet.

Vance raporton për progres

Nga udhëheqja e Iranit deri tani nuk ka pasur asnjë deklaratë lidhur me një marrëveshje të mundshme. Megjithatë, nga Garda Revolucionare iraniane u bë e ditur se një marrëveshje paraprake ende nuk është formuluar dhe rrjedhimisht as konfirmuar, raportoi agjencia e lajmeve Tasnim duke cituar një burim pranë ekipit negociator.

Nga ana e SHBA-së, zëvendëspresidenti amerikan, J.D.Vance foli për “shumë përparime”, që janë bërë. “Momentalisht ka lëvizje përpara dhe pas për disa detaje gjuhësore”, tha Vance. Ai shprehu shpresën për përparime të mëtejshme, në mënyrë që Trump të jetë në gjendje ta miratojë marrëveshjen. Megjithatë, ende nuk është arritur deri në atë pikë. “Është e vështirë të parashikohet saktësisht kur, apo nëse, presidenti do ta nënshkruajë”, theksoi Vance./ DW

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!