Më shumë se tre orë e bllokuar, nxirret nga automjeti 27-vjeçarja që u përplas me shtyllën në Shkodër

schedule17:35 - 3 Dhjetor, 2023

schedule 17:35 - 3 Dhjetor, 2023

Pas më shumë se tre orësh, është nxjerrë nga automjeti, 27-vjeçarja që u përplas me shtyllën elektrike në fshatin Zues në Shkodër. Mësohet se ajo është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Humb kontrollin dhe përplaset me shtyllën, shoferja bllokohet brenda automjetit, lëndohen dhe 2 pasagjeret

“Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për aksidentin e ndodhur në fshatin Zues, për një automjet që ishte përplasur me një shtyllë elektrike, në anë të rrugës, ju informojmë se shtetasja është  nxjerrë nga automjeti nga zjarrfikësit dhe shërbimet e  Policisë,  dhe është transportuar në  spital jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë që si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar edhe dy pasagjeret. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!