Daku shpërthen me dy gola/ Sulmuesi i Kombëtares shkëlqen në Rusi, por ekipi humb

schedule16:28 - 18 Maj, 2025

schedule 16:28 - 18 Maj, 2025

Mirlind Daku ishte edhe një herë hero në Premier Ligën e Rusisë. Sulmuesi I kombëtares shqiptare realizoi dy gola në ndeshjen që skuadra e tij, Rubin, e humbi në fushën e rivalit Himki në Moskë.

Ylli kuqezi barazoi rezultatin në 1-1 dhe pastaj kaloi të vetët në epërsinë e përkohshme 2-1, ndonëse në fund Himki fitoi me shifrat 3-2.

Duket se Mirlindi u nxit nga një ofendim që I pëshpëriti në vesh lojtari vendas, Georgij Xhikia, por ai reagoi duke shënuar siç I takon një futbollist me temperament.

Daku u konfirmua jo vetëm si lojtari më I mirë I skuadrës së tij, por edhe si një nga më të mirët e kampionatit rus. Ai ka shënuar 14 gola dhe ka shërbyer 8 asiste, duke qenë shumë pranë kreut të renditjes për Këpucën e Artë.

Madje, vendi I parë, Ugalde I Spartakut, ka dy gola më shumë me tri ndeshje të luajtura më shumë.

Mirlindi është I pari në renditjen gola+asiste, pra në kontributet për rrjetat, baraz me Batrakovin e Lokomotivës, por me më pak ndeshje se ai. Gjithsesi, sulmuesi shqiptar ishte edhe tragjik pasi humbi një penallti në ndeshje ndaj moskovitëve.

Kjo kur sfida ishte në barazim 1-1.

Po ashtu, 27-vjeçarit iu anulua rrjeta për 3-1 në minutën e 66-të, ndërsa Himki luftoi fort dhe përmbysi rezultatin, edhe pse ka borxhe prej 800 milionë rublash, është nën administrim, dhe mund të përjashtohet vitin e ardhshëm nga kampionati.

Lojtari nga Kosova mori një notë të lartë, 7.9, duke qenë një nga tre më të mirët në fushë.

E përditshmja nga Kazani, “Biznes Onlajn”, shkroi se Rubinit nuk I mjaftoi dygolëshi I liderit të tij, dhe se sfidat jashtë fushe kanë qenë pika e dobët e këtij sezoni.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!