Ishte madhështore edhe për turneun më të vjetër në botës. Një e papritur e madhe ndodhi në finalen e Kupës së Anglisë në futboll, pasi favoriti Mançester Siti u mund 1-0 dhe trofeun më të vjetër të lashtë të këtij sporti në rruzull e fitoi skuadra modeste, Kristël Palas.
Në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Uembli” të Londrës vendosi një gol I shënuar shpejt, që në 13’, nga mesfushori Eze. Për Kristël Palasin ky ishte trofeu I parë në histori, diçka e madhe për një klub që është themeluar para thuajse 120 viteve.
Tashmë, skuadra nga Londra do të luajë në Ligën e Europës sezonin e ardhshëm.
Edhe pse ekipi I trajnerit Pep Guardiola pati epërsi të madhe, sërish nuk mundi të shënonte asnjë gol, dhe e mbylli sezonin në mënyrë negative. Përveç Superkupës fituar verën e kaluar, Mançester Siti dështoi të fitonte ndonjë titull tjetër në Angli apo në Europë.
Dështimi në Premier Ligë nuk mund të përshkruhet me fjalë, pasi ish-kampionët përfunduan në vend të gjashtë, 18 pikë prapa Liverpulit.
Në Champions u eliminuan në plej of, në Kupën e Ligës në raundin e tretë, ndërsa në Kupën e Anglisë humbën finalen.
Përfundimisht, ekipi I mësuar me Ligën e Kampionëve, do të luajë në Ligën e Europës. Tifozët e Kristël Palasit, ndërkaq, janë në parajsë.
“Shqiponjat”, siç e kanë epitetin londinezët, realizuan ëndrrën shekullore, pas dy finaleve të humbura në 1990 dhe 2016, të dyja herët ndaj Mançester Junajtidit. Ja pra, që mrekullitë edhe ndodhin./abcnews.al