Me serum në krah dhe në gjendje të rënduar, Fjolla Morina ndan pamjet nga spitali

schedule12:23 - 14 Maj, 2022

schedule 12:23 - 14 Maj, 2022

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina është gjithmonë në qendër të mediave rozë. Çdo postim i saj në rrjetet sociale kthehet menjëherë në lajm.

Së fundmi, këngëtarja është shtruar në spital dhe ka ndarë disa pamje në Instastory, ku shihet e bija teksa i qendron te koka. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me Fjollën, por ajo shfaqet me sërum dhe shumë e lodhur.

Kujtojmë që këngëtarja është komentuar prej disa javësh për ndarjen nga biznesmeni, Fisnik Syla dhe tashmë për nisjen e një romance të re. Gjithçka nisi nga disa foto, ku shfaqet në bagazhin e një makine, pranë një tufë me trëndafila në formë zemre dhe disa tullumbace po ashtu në formë zemre./abcnews.al