Ka gjithmonë një mesazh për gratë. Këtë vit ka bërë bilancin e duket se nuk e kanë zhgënjyer kryeministrin Rama.
“PS është partia më e votuar nga gratë dhe vajzat e këtë e tregojnë të gjitha anketimet që ne kemi bërë. Në rast se në Shqipëri do të votonin vetëm gra e vajza, Partia Socialiste do të ishte me 85 deputetë. Po të votonin vetëm burrat, do të ishim rrotë më rrotë ose pak nën rrotë”.
Ka ardhur koha që gratë socialiste të drejtojnë organizatat e partisë e kjo nuk duhet të mbetet një nismë tha kreu i qeverisë në takimin që zhvilloi me këshilltarët bashkiakë në kuadër të rrjetit “Edhe një” të sekretaritarit të burimeve njerëzore në Partinë Socialiste.
“Të mos lejoni që materializimi i kësaj nisme të jetë fiktiv, të mos lejojmë që gratë dhe vajzat të përdoren si dekor”.
Ndryshe nga zakonisht, mesazhin e ia dedikoi burrave./ABC News Albania