Më ngjitës se Omikron, konfirmohet prezenca e variantit BA2 të koronavirusit në Shqipëri

schedule11:20 - 5 Prill, 2022

schedule 11:20 - 5 Prill, 2022

Instituti Shëndetit Publik ka konfirmuar prezencën e varianteve BA1 të Omikron dhe BA2 në vendin tonë. Njoftimi i ISHP ka ardhur pas marrjes së përgjigjes së analizave nga laboratori i referencës në Gjermani.

Mësohet se nga ku nga totali i 556 mostrave ka rezultuar se sundon varianti BA1 i Omikron, por kemi edhe prezencë në qarkullim dhe të BA2. Gjithashtu në një përqindje shumë të ulët dhe qarkullim të variantit delta.

Sipas të dhënave rezulton prezenca si më poshtë:
86%(476) janë mostra BA1
8.3%(46) janë mostra BA2
3% (18) janë mostra delta

Raportohet se shpërndarja e rasteve BA2 është më e lartë në komunitet krahasuar me rastet spitalore. Siç ka ndodhur dhe në vendet e tjera ka gjasa që ky variant të kaloje në një variant dominues kundrejt varianteve të tjera për shkak të trasmetueshmërisë së lartë.

Instituti Shëndetit Publik, ju bën apel të gjithë qytetarëve të vaksinohen ndaj COVID-19 pranë qendrave shëndetësore ose pikave të përqendruara të vaksinimit. Për mbrojtjen e shëndetit është i rëndësishëm vaksinimi me të treja dozat e vaksinës antiCOVID“, njofton ISHP.

Vlerësohet se BA2 është një variant që transmetohet më shpejt krahasuar me të tjerët dhe ekspertët presin një rritje të numrit të të prekurve gjatë ditëve dhe javëve në vijim deri sa ai të bëhet variant dominues në vend.

Ekspertët vlerësojnë se ky variant ku ka të njëjtën forcë si të tjerët më parë, megjithatë duhet që qytetarët të vaksinohen për të parandaluar ndonjë pasojë të paparashikuar sipas ISHP. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!