Të gjithë e mbajmë mend “Dashuri e hidhur”, hitin nga këngëtarja Malda Susuri që dëgjohet ende dhe sot. Ishte kënga e parë që solli këngëtarja, që e futi fuqishëm në tregun muzikor. Megjithatë, këngëtarja që spikati me zërin dhe stilin e saj të veçantë, është distancuar prej shumë vitesh nga muzika.
Ajo dha një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku foli për jetën profesionale dhe personale. Malda, e cila ka studiuar për dizajn, theksoi se muzika ka qenë thjesht një pasion për të. Mes të tjerash, artistja zbuloi se po punon për një projekt që pritet ta sjellë së shpejti.
“Dashuri e hidhur ka qenë kënga ime e parë dhe ëshrë pritur shumë mirë. Dëgjohet vazhdimisht. Kur performoj live, ma kërkojnë të gjithë. Ka pasur shumë bujë në fillimet e mia. Nuk ka qenë histori e imja. Teksti është shkruar Gold Ag.”, u shpreh këngëtarja për hitin shumë të suksesshëm.
Ndërkohë, Malda komentoi gjithashtu dhe kritikat me të cilat është përballur për stilin. Ajo tregoi se shumë e kanë paragjykuar për mënyrën se si vishet. “Në fillim kam pasur kritika se po vishesh si djalë. Pse nuk po vesh fustan? Por unë gjithmonë shkoj me atë që më bën të ndihem shumë rehat.
Unë lyhem nëpër festival, në jetën e përditshme s’e preferoj grimin dhe kur prezantohem publikisht, mundohem sadopak për shkak të kamerave. Këto kritika nuk kanë luajtur rol sepse unë ndihesha mirë”, tha ajo. Ndërkohë, e pyetur për jetën personale, ajo tha: “Jam e lumtur sepse jam single”. /abcnews.al