“Më ka bezdisur gjithmonë fama”, rrëfehet Xhelili: Si u bëra pjesë e teatrit

schedule14:05 - 9 Shkurt, 2024

schedule 14:05 - 9 Shkurt, 2024

Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate”, regjisori i njohur Mehmet Xhelili është kthyer pas në kohë. Ai ka kujtuar fillimet në teatër që kur ishte fëmijë, ku e donin dhe e njihnin të gjithë.

Sakaq, Xhelili theksoi se kjo gjë atë e bizdiste shumë, pasi nuk e donte famën. Madje, edhe sot e kësaj dite regjisori e konsideron si diçka materialiste.

“Unë kam filluar me teatër në një moshë shumë të re, ndoshta që 10 vjeç. Në fillim duke u aktivizuar me shkollën, pastaj me projektet e teatrit. Në atë periudhë në Radio Televizion ka qenë një konkurs i Fjalës Artistike, ku konkuronin persona nga gjithë republika. Unë u bëra pjesë e këtij konkursi për disa vite rresht dhe në njërin prej tyre fitova vendin e parë. Kam qene një fëmijë shumë i përkëdhelur, më donin të gjithë, më njihnin të gjithë. Isha një fëmijë shumë i përkëdhelur, gjë që në një moment të caktuar të adoleshencës sime nuk më pëlqente. Kjo gjë vihet re dhe tani. Fama nuk ka luajtur ndonjë rol deçiziv te mua. Fama më bezdiste shumë, unë e mendoja jetën të shkëputur nga të tjerët. Fama është njësoj si paraja, është diçka materiale”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!