Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Më jep lekët se të vramë”, identifikohen autorët me kapuça që grabitën dyqanin në Durrës, flet pronarja

schedule11:14 - 7 Janar, 2023

schedule 11:14 - 7 Janar, 2023

Identifikohen tre autorët që grabitën 15 mijë lekë në dyqanin ushqimor mbrëmjen e djeshme në Durrës. Sipas policisë, tre të rinjtë janë banorë të zonës dhe po punohet për arrestimin e tyre. Identifikimi i tyre është bërë nëpërmjet automjetit që përdorën në grabitje.

Mësohet se autorët përdorën automjet tip Ford Fokus, të cilin ka arritur ta dallojë edhe vetë Mimoza Danushi.



 

“Isha duke qëndruar e ulur. Pash nga dera që kaloj një makinë Ford, që ndaloi pak metra më lart. Ishte shumë qetë dhe nuk i kushtova vëmendje. Kur për një moment u futën dy djem në dyqan me kapuca në kokë dhe njëri që ishte pak më i vogël më tha na jep lekët se të vramë. Unë mendova mos ishin djemtë e lagjes dhe e shtyva atë të voglin. Dil përjashta më lër rehat i thash. Kur në këtë moment ky tjetri nxori armën dhe ma drejtoi. Ja kapa dorën dhe ja ngrita lartë, po në këtë moment u rrezua banaku dhe ranë lekët në tokë. I mblodhi ky që ishte pak më i vogël dhe ikën. Gjithcka ka ndodhur për dy minuta. U tremba shumë. Nuk kisha 15 mijë lekë kisha më shumë. I morën të gjitha“, ka treguar  Mimoza Danushi, pronarja e dyqanit për gazetarin e ABC, Leonidha Musaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!