“Më iku mendja”, futbollisti italian pezullohet 10 ndeshje për fjalët ndaj Joel Obi

schedule22:36 - 5 Maj, 2021

schedule 22:36 - 5 Maj, 2021

Michele Marconi, sulmuesi i Pisa në Serie B, është pezulluar me 10 ndeshje për shkak të përdorimit të një fraze raciste kundër Joel Obi, futbollistit të Chievos. Vendimi është marrë sot, edhe pse bëhet fjalë për një ndeshje të 22 dhjetorit.

Së fundmi janë zbuluar prova të reja për këtë çështje dhe Marconi e ka pësuar në Apel, ku është shpallur fajtor. Fillimisht në muajin mars doli i pafajshëm, ndërkohë që pritet që gjyqtarët sportivë të sqarojnë se çfarë i bëri ata të ndryshonin vendim.

Joel Obi pretendonte se Marconi kishte thënë gjatë ndeshjes së Pisa me Chievon “revolta e skllevërve” dhe nigeriani nuk e kishte pritur aspak mirë. Për këtë ai kishte bërë edhe një koment për revistën online, “Athleta”.

“Kur e dëgjova atë frazë, mendja më iku për disa minuta. Po pyesja veten nëse e kisha dëgjuar m ëtë vërtetë. Vazhdoja të luaja, por mendja im ishte diku tjetër.

Është e pabesueshme që dikush mund të përdorë fjalë të tilla sot, veçanërisht kur bëhen të gjitha përpjekjet që njerëzit ta dobësojnë ‘sëmundjen’ e racizmit”, shprehej asokohe Joel Obi. /abcnews.al