Më i votuari, socialisti Ani Dyrmishi/ Diaspora, përfundon numërimi për kandidatët në Durrës

schedule17:14 - 19 Maj, 2025

schedule 17:14 - 19 Maj, 2025

Vota e Diasporës; Në Durrës ka përfunduar numërimi për kandidatët. Durrësi është qarku i pestë ku edhe ka përfunduar numërimi i votave të Diasporës.

Gazetari Andon Kello tha për “ABC News” se më i votuar ka rezultuar socialisti Ani Dyrmishi.

Ndërsa Arjan Ndoja tashmë është pjesë e radhë të deputetëve në Parlament, pasi nga votat e Diasporës ka dalë më i votuari në radhët e Partisë Demokratike në Durrës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!