Më i miri i Kroacisë, çmimin prestigjioz e rrëmben një shqiptar

schedule13:36 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 13:36 - 22 Dhjetor, 2020

Viti 2020 është drejt mbylljes dhe si pasojë në kampionatet europiane po jepen çmimet e më të mirëve. E njëjta gjë ndodh edhe në Kroaci, ku kapitenët e gjithë ekipeve të Ligës së Parë kroate kanë votuar për lojtarin më të mirë të vitit në kampionatin e këtij vendi.

 

Këtë çmim mjaft prestigjioz, i organizuar nga “tportal.hr” e ka fituar një shqiptar, pikërisht Arijan Ademi. Me origjinë shqiptare dhe i lindur në Sibenik të Kroacisë, kapiteni i Dinamo Zagreb ka grumbulluar 66 vota nga 100 të mundshme dhe ka bërë të tijin çmimin prestigjioz.

29-vjeçari është pjesë e Maqedonisë së Veriut, me të cilën arriti të sigurojë kualifikimin në kampionatin Europian të verës së ardhshme, arritje e madhe për vendin fqinj dhe lojtarët e shumtë shqiptarë në këtë kombëtare. /abcnews.al