Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

“Me Greqinë, negociata intensive”, Malaj: Ratifikohet marrëveshja Shqipëri-Poloni për sigurimet shoqërore!

schedule10:59 - 29 Prill, 2026

schedule 10:59 - 29 Prill, 2026

Ministri i Financave, Petrit Malaj në përfundim të mbledhjes së qeverisë, në një deklaratë të mbajtur me mediat njoftoi ratifikimin e marrëveshjet me Poloninë për sigurimet shoqërore të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë atje.

“Është ratifikuar marrëveshja Shqipëri-Poloni për sigurimet shoqërore. Marrëveshja e 21 nga nismat e qeverisë me vende ku ka diasporë jashtë territorit të Shqipërisë. Janë marrëveshje shumë të nevojshme për ata shqiptarë që punojnë jashtë dhe që duhet t’u njihen vitet e punës në vendin tonë”, tha ai.

I pyetur mbi ecurinë e marrëveshjes me Greqinë për sigurimet shoqërore, Malaj informoi se po zhvillohen diskutime dhe negociata shumë intensive nga ana e palës shqiptare.



“Kjo sepse diaspora që është prezente në Greqi është relativisht e madhe. Ne jemi besimplotë se do ta konkludojmë një marrëveshje të tillë, por është një marrëveshje që ka një intensitet të lartë negociatash dhe kushtesh që po diskutojmë për shkak edhe të numrit të madh të shqiptarëve që kemi në Greqi”, shtoi Malaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!