“Më gjeni shqiptarin e eksplozivit…”, Karamuço tregon bashkëpunimin shqiptaro-italian: Camorras i janë gjetur armë pafund nga Shqipëria

schedule22:21 - 6 Shkurt, 2025

schedule 22:21 - 6 Shkurt, 2025

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço shpjegoi se si shqiptarët nisën të depërtonin në “tregun” italian të mafias. Në emisionin “360 gradë” të gazetarit Artur Zheji, eksperti tha se në Shqipëri kishte struktura të caktuara që vunë në shërbim të klaneve mafioze në vendin fqinj persona të ndryshëm.

Sipas ekspertit, edhe në përgjime ka dalë se Totorino kërkonte një shqiptar të cilin e cilësonte si ‘ekspert’ të eksplozivit. Karamuço shtoi se Camorras i janë gjetur gjithashtu armë të dërguara nga Shqipëria.

“Kemi pasur struktura që në atë kohë të organizuara që vajtën me idenë për të vijuar bashkëpunimit. Nuk është e rastit që këto struktura vunë shërbim të Cosa Nostrës njerëz deri në kryerjen e atentatit ndaj Falcones. Ai që bëri eksplozivin thoshte na gjej atë shqiptarin që bën eksploziv se është shumë i mirë. Që në ’92 kjo. Ishin të përzgjedhur që në atë kohë. Ish ushtarakë, ish punonjës të sigurimit, ka pasur edhe në sigurim nga këto. Ishin të aftë ta bënin dhe si duket ka qenë krecendial i mirë. Vetë Totorino në përgjime thoshte më gjeni atë shqiptarin e eksplozivit se ka qenë shumë i mirë. Të krijosh një profil të tillë ti si kapo i Cosa Nostras për një shqiptar që në ’92 do të thotë se ai ka treguar ndër vite vlera dhe kontribute që është afirmuar dhe këta e kërkojnë prapë. Edhe në vitet e mëvonshme, Camorra-s i kemi gjetur kallashnikovë të Shqipërisë, armë pa fund. Sidomos armë të prodhimit lindor i kanë marrë nga Shqipëria.”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!