VIDEO/ “Me gishta të thyer dhe sy të nxirë”, çifti rrëfen tmerrin e grabitjes

schedule20:30 - 24 Shkurt, 2020

schedule 20:30 - 24 Shkurt, 2020

Burrë e grua nga fshati Çermen i Dibrës janë dhunuar nga 6 grabitës të cilët pasi i rrahën u vodhën sendet me vlerë. Zonja e shtëpisë tregon se i kanë thyer brinjët dhe gishtin, ndërsa kryefamiljari ka shenja të dukshme në fytyrë. Ata kërkojnë që policia të gjejë sa më parë autorët.


Mbrëmjen e së dieles 6 grabitës hynë me forcë në banesen e familjes Dulja në fshati Çermen të Maqellarës në Dibër. Gjysmë të maskuar me kapuçat e xhupave ata kanë dhunuar me grushta dhe shtrirë në tokë çiftin që jetojnë vetëm në banesë.

“Ja grafitë më kanë thyer gishtin dhe më kanë shembur brinjët”, thotë ajo. “Na qëlluan me grushte nuk kishin armë, na shtrinë në tokë dhe na qëllonin”, shprehet më tej cifti i dhunuar.

Duke qënë se çifi nuk kishte para në banesë grabitësit e dhunëshëm morën bixhuterië e florinjta dhe celularët e tyre. Siç tregon zonja e shtëpisë ata kërkuan ndihmën e fqinjëve për të njotuar policinë pasi dhe telefonat ja u vodhën.

Policët e Maqellarës shkuan në banesën e tyre në kohë, po ende nuk është gjetur asnjë nga grabitësit. Pas kësaj ngjarje që s’do t’ju shlyhet nga kujtesa për shumë kohë, zonja i kërkon policisë të zbardhe ngjarjen dhe të prangose autorët.

Sakaq, policia mblodhi disa kuti bixhuterish për të testuar shenjat e gishtave me qëllim grumbullimin e ndonjë prove të mundshme për gjetjen e autorëve të dhunës dhe grabitjes të të moshuarve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!