Më e rënda prej 500 vitesh, peshqit e ngordhur pushtojnë lumenjtë e Gjermanisë dhe Polonisë

schedule12:25 - 13 Gusht, 2022

schedule 12:25 - 13 Gusht, 2022

Europa është duke u përballur me temperatura tepër të larta gjatë kësaj vere duke bërë që disa lumenj të thahen tërësisht, kurse të tjerë të shkojnë në nivele minimale.

Ekspertët dhanë alarmin që në fillim të verës për thatësirën, me të cilën do të përballej Europa, ndërkohë që vlerësohet se për herë të fundit diçka e tillë ka ndodhur 500 vjet më parë. Nisur nga fenomeni i rrallë, shkencëtarët kanë filluar të ngrenë pikëpyetje të mëdha për klimën në kontinentin e vjetër.

Për shkak të thatësirës dhe rënies së ndjeshme të nivelit të lumenjve, mijëra peshq të ngordhur janë parë në brigjet e tyre në Gjermani dhe Poloni duke u bërë një tjetër këmbanë alarmi për situatën e krijuar. /abcnews.al