Gjatë pyetjeve që ka marrë në Mbledhjen e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, kryeministri Edi Rama teksa përgjigjej ka deklaruar se aktualisht ndodhet në një periudhë posttramautike, pasi trauma e tij përfundoi me bisedimet për anëtarësim.
Pjesëmarrjen në Bruksel, ai e ka konsideruar si sigurimi i vendit të dasmës, pasi më përpara duhet njohja me familjarët, që në mënyrë që të arrijnë te qëllimi final.
“Me bisedimet e mia për anëtarësimin trauma ime përfundoi, tani jam në periudhë posttramautike. Nisma ime e sotme është thjesht të jesh në vendin ku do të zhvillohet dasma. Por më përpara ne duhet të marrim vesh
Mund të kemi diskutimin më të gjatë, por në fund ne do të martohemi. Ne mund të duam të jetojmë bashkë, të bëjmë fëmijë. Imagjinoje të jemi në anën e atij që nuk bën dot gjë. Nisma e sotme është thjesht të jesh në vendin që do të zhvillohet dasma, por më përpara duhet të marrim vesh se kush janë familjet. Edhe dasma e bukur do të bëhet, por të gjithë e dinë se kur mbaron dasma nuk është aq bukur sa përpara dasmës”, u shpreh Rama./abcnews.al

