“Më 11 maj fiton PS”, Rama në Shkodër: Sa të jem unë këtu dhe PS forcë e vetme në qeveri, s’ka hapa pas në drejtësi

schedule18:42 - 25 Prill, 2025

schedule 18:42 - 25 Prill, 2025

SHKODËR- Nuk do të ketë asnjë hap pas në fushën e drejtësisë në Shqipëri, për sa kohë vendi do të qeveriset nga Partia Socialiste.

Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, gjatë takimit elektoral në qytetin e Shkodrës.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh i bindur në fitore e zgjedhjeve më 11 maj.

“Më 11 maj fiton PS. Sa të jem unë këtu dhe PS forcë e vetme në qeveri nuk ka për të pasur hap pas me drejtësinë”, theksoi ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!