Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Katër shtyllat e qeverisë/ Rama mbledh ministrat: Ekonomia, përkrahja sociale, sigurimi dhe integrimi

schedule15:13 - 8 Janar, 2026

schedule 15:13 - 8 Janar, 2026

Edi Rama mblodhi për herë të parë këtë të premte kabinetin qeveritar për një bilanc të punës së bërë dhe prioriteteve të 2026.

Në takimin me dyer të mbyllura, secili nga ministrat raportoi mbi objektivat dhe planin e punës së dikasterit që drejton. Pikë kritike mbetet zbatimi i reformave, shërbimet publike dhe koordinimi ndërsektorial.

Ndërsa diskutimet u fokusuan mbi katër boshtet: siguria, ekonomia, përkrahja sociale dhe politika e jashtme. Pikërisht kjo e fundit mbetet prioriteti kryesor i qeverisë për këtë vit të rëndësishëm për procesin e integrimit. Shqipëria ka hapur të gjithë grupkapitujt e anëtarësimit, ndërsa pret të nisë mbylljen e tyre. Ambicia është që deri në fund të 2027 të përmbyllet i gjithë procesi teknik i integrimit.



Por ky nuk do të jetë takimi i fundit i Ramës në këtë format.

Një javë më vonë, të premten e 16 janarit, Rama do të presë në Pallatin e Brigadave grupin parlamentar të Partisë Socialiste.

Ky takim, i cili mbahet tre ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar, ka për qëllim të koordinojë punën e deputetëve në parlament, si dhe të diskutojë mbi projektligjet dhe iniciativat e qeverisë përgjatë këtij sesioni. Dhe këtu, prioritet mbeten ligjet që kanë të bëjnë me integrimin dhe përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE-së.

Por edhe kodi i ri penal, që nuk ka nisur ende diskutimet në Kuvend. Qeveria ka ndërmarrë një sërë takimesh konsultuese brenda dhe jashtë vendit për përmirësimin e tij. Ndërsa kryeministri Rama ka ngritur alarmin për numrin e lartë të paraburgimeve, duke paralajmëruar për herë të parë ndërhyrje në ligjet e drejtësisë.

/abcnwes.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!