Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Vota e diasporës/ Kuvendi miraton me mbi 100 vota ndryshimet

schedule18:24 - 17 Shkurt, 2025

schedule 18:24 - 17 Shkurt, 2025

Socialistët dhe demokratët arritën të gjenin dakortësinë për të lehtësuar procesin e votimit për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Me 108 vota pro, parlamenti i dha dritën jeshile amendamenteve të propozuara në Kodin zgjedhor. Me pëlqimin e presidenti Bajram Begaj, këto ndryshime hyjnë në fuqi menjëherë.

Kështu, shpenzimet e postës për diasporën do të paguhen të plota nga shteti, dhe emigrantët nuk do paguajnë për kthimin e fletëve të votimit në Shqipëri. Gjithashtu, zarfet me votën e diasporës do te numërohen nga komisionerë politik në qendrat e ngritura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Gjithashtu, palët dakordësuan edhe afrimin e afateve për listat e kandidatëve.



Kërkesa e Partisë Demokratike që emigrantët të votojnë me dokumente të huaja nuk u përfshi në dokumentin e dakordësuar, po do t’i kalojë komisionit rregullator në KQZ.

Gjithashtu, parlamenti miratoi edhe fondin prej 150 milionë lekësh që do u shpërndahet partive politike, 20 milionë lekë me shumë se në zgjedhjet e 2021.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!