EMRAT/ “Mbytën” Europën me “të bardhë”: Kush është grupi i Shkodrës që sot iu sekuestruan 3 milion euro pasuri

15:10 | 29/10/201915:100

Sekuestrohen nga Gjykata e Krimeve të Rënda 3 milion euro pasur të një grupi kriminal me aktivitet në Danimarkë në fushën e narkotikëve por që pastronte para në Shqipëri. Kreu i bandës Jetmir Kastrati dyshohet se ka trafikuar rreth 1.6 ton kokainë nga vendet e Amerikës Latine drejt 7 shteteve të BE-së.

Rreth 3 milionë euro pasuri ishte vendimi i sekuestrimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për një grup të strukturuar kriminal me aktivitet në Danimarkë por që pastron paratë në vendin tonë.

Kreu i grupit, Jetmir Kastrati u prangos në qershor të 2019 në Danimarkë bashkë me tre pjesëtar të tjerë, Dëfrim Eçi dhe Armando Duçaj dhe Eri Pelingu. Ata dyshohet se, nëpërmjet të afërmve të tyre në Shqipëri, kanë investuar paratë e përfituara nga krimi i organizuar.

Interpoli ka arritur të provojë se, anëtarët e grupit kriminal kanë arritur të trafikojnë nga vendet e Amerikës Latine rreth 1.6 ton kokainë. Kastrati, ka rezultuar nga hetimet e prokurorisë së Danimarkës se, ka pasur aktivitet kriminal edhe në Gjermani, Belgjikë, Holandë, Suedi, Slloveni dhe Shqipëri.

Gjatë operacionit “Goldfinger” të zhvilluar nga Policia e Shtetit ka rezultuar se Jetmir Kastrati ka investuar nëpërmjet kunatit të tij Astrit Beqiri 1.5 milion eurove pasuri për ngritjen e një pularie në periferi të qytetit të Shkodrës.

Gjatë aksionit të drejtuar edhe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda u sekuestruan gjithashtu, 10 apartamente në plazhin e Velipojës, 1 apartament në Shkodër dhe 14 automjete të markave të ndryshme prodhim të viteve të fundit.

Nga ana tjetër drejtoria për pastrimin e parave në policinë e shtetit  ka kërkuar informacion nga bankat e nivelit të dytë si edhe në Hipotekë për zbuluar të tjera pasuari të paluajtshme që dyshohet se pjesëtarët e grupit kriminale mund të kenë fshehur në Shqipëri në emër të të tretëve.


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono