Mbyllja e restorantëve në Vlorë, lë pa punë peshkatarët: Qeveria të ndërhyje sa më parë

schedule15:27 - 7 Prill, 2020

schedule 15:27 - 7 Prill, 2020

Peshkatarët e kanë të pamundur të tregëtojnë peshk edhe për faktin se është një produkt delikt dhe kërkon kushte për tu mbajtur stok.

Në këtë kushte dhe vetë ata po ushqehen shumë keq.

“Ne rrimë hamë bukë me ullinj. nuk punoni nuk dilni. Jo jo ja këtu. Nuk ka asnjë njeri që punon.  Me oraret që na ka vënë shteti nuk dalim dot. Ora si gjithë të tjerët. Ku do vetë unë me anijë peshkimi. Mangazinat janë të bllokuara. Nuk punon asnjë njeri”, shprehet një nga peshkataret.

Peshkatarët kërkojnë që të gjendet një zgjidhje edhe për sektorin ku ata operojnë.

“Jemi dakort me të gjithë ato që kërkojnë këta, por duhet të na plotësohen edhe ne disa kushte. Dil në punë thotë ai, por orari që ka vendosur, sdal dot në punë. Se duhet të kthehem këtu në orën 9 që të vete në shtëpi në orën 13:00. Duhet të gjej dhe njeriun që do të blejë peshkun”.

Përgjatë gjithë vitet menyja kryesore në restorantet e vlorës është peshku, por me mbylljen e tyre, peshkatarët kanë marrë një goditje ekonomike. /abcnews.al